LAJMI I FUNDIT:

Mish viçi me salcë të kuqe

Mish viçi me salcë të kuqe

Mish viçi me salcë të kuqe
Materialet për 4 persona

● 800 gr. mish viçi i prerë në rripa të gjatë dhe të ngushtë
● 1 qepë e prerë hollë
● 1/2 e shishes me verë të kuqe
● 400 gr. domate të prera hollë
● 3-4 lugë gjelle lëng domateje i përqendruar
● 1-2 thelpinj hudhre
● 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
● 1 gjethe dafine*
● 250 gr. kërpudha të vogla, majdanoz i prerë hollë, kripë, piper i sapobluar, spec djegës i grirë.


Përgatitja

1 – Pastroni kërpudhat dhe iu prisni "bishtat".
2 – Në vajin e ullirit skuqni mishin, qepen dhe kërpudhat.
3 – Prisni hollë thelpinjtë e hudhrës dhe i shtoni në tenxhere. E shuani masën me verë të kuqe dhe menjëherë më pas shtoni specin djegës, domatet e prera hollë, lëngun e domates, gjethen e dafinës si dhe kripë e piper.
4 – E lini ushqimin që të zieje për rreth 1 orë e 30 minuta, derisa në tenxhere të mbeten vetëm 2/3 e sasisë së verës që hodhët në fillim.
5 – E servoni ushqimin duke e zbukuruar me maj¬danoz, pasi më parë të keni hequr gjethen e dafinës prej saj. E shoqëroni me verë të kuqe.

Dafina* është shkurre me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme. Kokrrat e vogla të kësaj bime përdoren si erëza për gjellë.