LAJMI I FUNDIT:

Miriam Cani feston ditëlindjen, Alban Skenderaj e uron në mënyrë të veçantë

Miriam Cani feston ditëlindjen, Alban Skenderaj e uron në mënyrë të veçantë
Alban Skenderaj dhe Miriam Cani (Foto: Instagram/albanskenderaj

Sot është një ditë mjaft e veçantë për këngëtaren nga Shqipëria, Miriam Cani.

Ajo feston 34 vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të rëndësishme nuk ka munguar urimi nga bashkëshorti i saj, Alban Skenderaj. Këngëtari në llogarinë e tij, Instagram, ka postuar një imazh me Miriamin teksa zgjedh fjalët më të mira për ta uruar.


“Çdo fjalë më shumë do ishte e tepërt. Dashuria për ty nuk përshkruhet dot me fjalë. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime”, ka shkruar ai.

Çifti javën e kaluar kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në ishujt luksoz Maldive, ku kanë shijuar edhe disa ditë të mira pushimi.

E pranishme në kurorëzimin e tyre të dashurisë ka qenë edhe vajza e dyshes, Amelia.

Ndërkohë Albani dhe Miriami sot publikojnë këngën e re, video e të cilëve përmban momente të kurorëzimit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

PO! U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin. U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare! U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar. Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit. Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise. PO … deri sa vdekja te na ndaje! 7 Maj, 2019.

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on May 26, 2019 at 2:02am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori