Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar në parim Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së financimit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se vlera e këtij projekti është 47 milionë euro dhe si marrëveshje do t’i mundësojë qeverisë që të përmirësojë efikasitetin e reformës së sistemit të ndihmës sociale.
“Me qëllim të projektimit të asistencës sociale të familjeve në nevoje, ne si ministri kemi nënshkruar marrëveshjen për financimin e këtij projekti. Vlera totale e projektit pritet të jetë 47 milionë euro dhe i mundëson Qeverisë së Kosovës të përmirësojë efikasitetin e sistemit të asistencës sociale, ku përmes testit të varfërisë do të synohen më mirë mjetet që shkojnë për asistencë sociale”, tha Murati.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të dijë se ku shkojnë këto mjete, derisa tha se më herët janë marrë kredi për investime kapitale dhe tashmë po merret për të financuar skemat sociale.
“Në të kaluarën ne kemi marrë kredi për investime kapitale, ndërsa tani po marrim per skema sociale. Po ashtu, ju vet keni qenë më i zëshëm në këtë drejtim”, tha Hoti.
Banka Botërore kishte njoftuar se ka miratuar këtë projekt, ku vlera e ndarë është 47 milionë euro kredi nga IDA me afat të shlyerjes për 30 vjet.
“Kosova e ndan një pjesë të rëndësishme të buxhetit të saj për programet e mbrojtjes sociale, por efikasiteti dhe ndikimet rishpërndarëse të këtyre programeve mund të përmirësohen, veçanërisht në kontekstin e COVID-19. Banka Botërore i mbështet përpjekjet e Kosovës për ta reformuar Skemën e Ndihmës Sociale, në mënyrë që ajo të jetë më e paanshme, më efikase dhe më fleksibile, dhe kështu më e pajisur për të reaguar ndaj krizave në të ardhmen”, kishte njoftuar BB. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit
Kujdes format e mashtrimit përmes kriptovalutave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE