Miqësorja me Omanin e rëndësishme për Kosovën

Kosova dhe Omani do të ndeshen nesër padite në kryeqytet, në sfidën e parë që luhet në Prishtinë, derisa për Kosovën kjo është ndeshja e katërtë ndërkombëtare që luhet nën monitorimin e FIFA-së.
Të dy trajnerët kanë premtuar se shikuesit që do të jenë të pranishëm në stadiumin e kryeqytetit, do të kënaqen me lojë të mirë që do të prodhojnë futbollistët e të dy skuadrave.
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjaku, ka thënë se ndeshja me Omanin do të jetë shumë e rëndësishme për të mësuar shumë çka për të ardhmen, duke qenë se rruga e Kosovës në futboll veç sa ka filluar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































