Pas dështimit të sfidës me Panamanë që ishte e planifikuar të zhvillohej më 9 tetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vënë në dyshim udhëtimi i Përfaqësueses së Kosovës për atje edhe pse është e aranzhuar miqësorja tjetër e 12 tetorit me Kanadanë. Mirëpo, as sfida me Kanadanë nuk figuron në sajtin zyrtar të FIFA-së, raporton SportPlus.

Aty shihen ndeshjet e aranzhuara të Panamasë sikurse ajo e sotmja me Nikaraguan, e 12 tetorit me Meksikën dhe dueli me Kanadanë më 18 nëntor, por nuk figuron mbase as edhe një sfidë e Kosovës.


Megjithatë, meqenëse Kosova ende nuk është e pranuar ndërkombëtarisht, ndeshjet e saj miqësore mund të mos figurojnë në sajtin e shtëpisë së futbollit botëror.

Sidoqoftë, i rëndësishëm është fakti se drejtuesit e FFK-së po bëjnë përpjekje maksimale që të gjejnë një kundërshtar që do ta zëvendësonte Panamanë dhe për këtë po angazhohet pikërisht kryetari Fadil Vokrri, i cili ka udhëtuar për në Zvicër. /Telegrafi/  

telegrafi sport app