LAJMI I FUNDIT:

Minoski: LSDM-ja është për shkurtim të rrogave dhe pensioneve

Minoski: LSDM-ja është për shkurtim të rrogave dhe pensioneve

Ministri i Financave, Kiril Minoski, sot në një konferencë për shtyp tha se partia e tij OBRM-PDUKM-ja është për rritje të pensioneve dhe rrogave, investimeve kapitale dhe projektje tjera ekonomike që do t’a çojnë vendin përpara, ndërsa akuzoi LSDM-në se ajo është për politikë ekonomike restriktive, shkurtim të rrogave dhe pensioneve dhe për kriza ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Minoskit, shumica e qytetarëve vendosën për vende të reja pune, dhe për mbyllje të vendeve ekzistuese. Ai shtoi se qytetarët sot mund të binden se kur diçka do të premtojnë, qëndrojnë në fjalë dhe fjala e tyre do të thotë siguri.

Minoski potencoi se pozicionet tani janë shumë më të qarta dhe i bindi qytetarët se ata qëndrojnë në fjalën e premtuar dhe se qytetarët mund të mbështeten në fjalën e tyre./Telegrafi/