LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, Analena Berbok, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 23 mars 2023, njoftojnë nga MPJ.

“Bisedimet ndërmjet dy ministrave do të fokusohen në procesin e anëtarësimit të vendit në BE, ndër të tjerash edhe në ndryshimet e ardhshme kushtetuese, si angazhimi ynë për vazhdimin e procesit të negociatave me Unionin. Si tema të bisedimeve do jenë edhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve me theks në bashkëpunimin e pasur ekonomik, kryesimin tonë me OSBE-në dhe bashkëpunimin në kuadër të aleancës së NATO-s në dritën e arkitekturës së lëkundur evropiane të sigurisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.


Në kuadër të vizitës së saj të parë në vend, theksojnë nga MPJ, ministrja Berbok, krahas takimit me homologun e saj, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ndërsa do të realizojë takime edhe me Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme, si dhe me përfaqësues të partive opozitare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori