LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Dumoshi viziton Suharekën, nis stadiumi ndihmës në fshatin Studenqan

Ministrja Dumoshi viziton Suharekën, nis stadiumi ndihmës në fshatin Studenqan

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së bashku me zëvendës kryeministrin Driton Selmanaj, zëvendësministrat Halil Matoshi e Nexhat Ramadani dhe një pjesë të stafit të MKRS-së morën pjesë në vënien e gurthemelit të stadiumit ndihmës në fshatin Studenqan të Suharekës.

Ministrja Dumoshi tha se është jashtëzakonisht e lumtur kur i sheh qytetarët duke pritur fillimin e ndërtimit të këtij stadiumi ndihmës, i cili financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me kryetarin e komunës i cili e ka siguruar këtë tokë komunale.


Ajo përmendi se në vitet ’90-ta, pikërisht në këtë fshat kanë luajtur në atë kohë lojtarët e Kosovës.

“Është jashtëzakonisht ndjenjë e mirë kur i sheh të lumtur qytetarët të cilët kanë ardhur për të na pritur që po fillojmë ndërtimin e këtij stadiumi. MKRS është duke e financuar së bashku me kryetarin Bali Muharremaj këtë projekt. Ky fshat e do futbollin dhe ka shumë histori”, shtoi Dumoshi.

Ajo tha se MKRS-ja do të angazhohet që nga afër dhe do të inspektojëpunimet e këtij stadiumi deri në përfundimin e tij.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tregoi për përshtypjen dhe dashurinë që kanë pasur banorët e kësaj ane për futbollin.

“Unë kam pasur fatin të vij dy herë për të luajtur në stadiumin që ndodhet afër shkollës. Megjithatë më ka lënë përshtypje dashuria që kanë pasur këta banorë për futbollin. Duhet të kujtojmë një njeri shumë të madh që ka dhënë shumë për këtë vend – punëtorin e palodhshëm Skënder Berisha”, shtoi Selmanaj.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, falënderoi ministren e MKRS-së, Vlora Dumoshi, dhe zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve.

Ai tha se Kuvendi Komunal i Suharekës ka ndarë 7 hektarë tokë për stadiumin në fshatin Studenqan,ndërsa ndërtimi i tij do të bëhet me 500 mijë euro të ndara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori