LAJMI I FUNDIT:

Ministria i lejon Graçanicës t’i falë territor Fushë Kosovës, Baliqi: Ndryshimet për kalkulime politike (Video)

Ministria i lejon Graçanicës t’i falë territor Fushë Kosovës, Baliqi: Ndryshimet për kalkulime politike (Video)

Miratimi i Graçanicës dhe Fushë Kosovës, që pjesë të fshatrave Uglarë dhe Preoc t’i kalojnë nën administrim Komunës së Fushë Kosovës, ka hapur rrugë që kërkesa e dy kuvendeve komunale të shkoj në Ministri të Pushtetit Lokal për shqyrtim.

Ministria e Pushtetit Lokal në një përgjigje me shkrim, thotë se ata nuk e kanë pranuar ende këtë kërkesë, porse sipas zyrtarëve të saj, komunat kanë të drejtë të bëjnë propozime për ndryshimin e kufijve administrativ.


“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka pranuar aktin e lartcekur të Kuvendit të Komunës së Fushë Kosovës. Sa i përket bazës ligjore Komunat mund të bëjnë propozime për rregullimin apo ndryshimin e kufijve administrativ ashtu siç parashihet me Ligjin për Kufijtë Administrativ të Komunave përkatësisht nenin 9, 10 dhe nenin 11 të tij i cili sqaron se rregullimi i vijave kadastrale në mes komunave përfundimisht do të bëhet me plotësim ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativ të Komunave”, thuhet në përgjigjen e MAPL.

Profesori i shkencave politike, Bekim Baliqi thotë për RTV Dukagjinin se kjo është në kundërshtim me parimet e multienticitetit, mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Madje sipas Baliqit, kjo mund të jetë precedent i rrezikshëm për komunat e tjera.

“Nuk besoj se (kalimi i fshatrave nga Graçanica në Fushë Kosovë) është bërë për shkak të ndonjë efikasiteti, por thjeshtë për shkak të ruajtjes së strukturës demografike etnike në Komunën e Graçanicës. Ndërsa, kjo do të ishte një mesazh i keq edhe për komunat e tjera”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Baliqi thotë se kjo po bëhet për kalkulime politike.

“Besoj se deputetët duhet të kenë parasysh që kjo nuk po bëhet për të plotësuar vullnetin e qytetarëve, por po bëhet për kalkulime politike të ndërtuar në baza etnike. Nëse edhe komunat tjera e ndjekin këtë shembull, atëherë po shkohet drejt krijimit të një asociacioni të komunave serbe që do të ishin mono etnike”, thotë Bekim Baliqi.

Por, i gjithë ky proces, kalon në fazën e fundit, në Kuvendin e Kosovës për t’u votuar.

Ndërkaq ka pasur edhe reagime nga opozita. Lëvizja Vetëvendosje thotë se kjo po bëhet më synim të spastrimit etnik në atë zonë, që përbënë 60 hektarë tokë./Telegrafi/

Ministria i lejon Graçanicës t’i falë territor Fushë Kosovës

Miratimi i Graçanicës dhe Fushë Kosovës, që pjesë të fshatrave Uglarë dhe Preoc t’i kalojnë nën administrim Komunës së Fushë Kosovës, ka hapur rrugë që kërkesa e dy kuvendeve komunale të shkoj në Ministri të Pushtetit Lokal për shqyrtim.

Publiée par DossierD – RTV Dukagjini sur Vendredi 12 octobre 2018

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori