LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm turk: Suedia nuk do të marrë mbështetje për anëtarësimin në NATO

Ministri i Jashtëm turk: Suedia nuk do të marrë mbështetje për anëtarësimin në NATO

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se Turqia nuk do të dorëzohet nën presion, dhe se aktualisht është kundër pranimit të Suedisë në NATO.

“Turqia nuk e miraton ushtrimin e presionit. Ne jemi parimorë. Çështja nëse pranimi i Suedisë në NATO është një barrë apo një avantazh në aspektin strategjik dhe sigurisë është gjithnjë e më shumë objekt diskutimi”, tha Fidan dhe i bëri thirrje Suedisë që të përmbushë detyrat e saj në mënyrë që të mund të hyjë në NATO, transmeton Telegrafi.


Një takim midis Suedisë dhe Turqisë është planifikuar të zhvillohet të enjten në Bruksel, ku do të mblidhen ministrat e Jashtëm, shefat e inteligjencës dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare.

NATO kërkon miratimin unanim të të gjithë anëtarëve ekzistues për zgjerim. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk e kanë ratifikuar ende kandidaturën e Suedisë.

Në anën tjetër, djegia e Kuranit në Suedi vetëm sa ka rritur zemërimin e Ankarasë, që po e cilëson si shkelje flagrante dhe se sipas tyre nuk ka të bëjë fare me fjalën e lirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori