Ministria e Shëndetësisë: Varianti “Omicron” duhet të merret seriozisht, ka shumë të panjohura
Ka ende shumë pyetje në lidhje me variantin e ri të COVID-19 të quajtur “Omicron”, i cili po konsiderohet si variant me shumë mutacione. Shkencëtarët po punojnë gjatë gjithë kohës për të zbuluar nëse me të vërtetë përhapet më shpejt, shmang imunitetin ose ndryshon ashpërsinë e sëmundjes.
Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se shumica e njerëzve nuk po sëmuren rëndë nga ky variant, megjithëse ka ende shumë për të mësuar rreth tij.
Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thanë se edhe ky variant, sikurse gjithë të tjerët, duhet të merret seriozisht.
Ata thanë se “Omicron” ka ende shumë të panjohura dhe se çdo shtet është i rrezikuar nga ky variant i virusit COVID-19.
Çdo variant i SARS COV-2 duhet të merret me seriozitet, e gjithashtu edhe varianti “Omicron” për të cilin ende ka shumë të panjohura. Çdo shtet është i rrezikuar nga ky dhe variantet e tjera të virusit SARS COV-2, prandaj duhet ndërmarrë masa parandaluese duke kombinuar qasjen: zbatim i masave ne fuqi dhe vaksinim i popullatës”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Klan Kosova.
Nga kjo ministri thanë se aktualisht në Kosovë është situatë e qetë epidemiologjike, por që duhet të ketë kujdes maksimal.
“Kosova, këtyre ditëve ka një situatë të qetë epidemiologjike sa i përket COVID-19, por kjo situatë mund të jetë e brishtë dhe duhet kujdes maksimal, pa panik, për të qenë të gatshëm për ballafaqim me cilindo skenar të zhvillimit të ngjarjeve”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ata kanë bërë të ditur se MSH-ja është duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet për ta mbajtur sistemin shëndetësor sa më të mobilizuar.
“Ecuria e situatës epidemiologjike nuk është gjithmonë e lehtë të përcaktohet me saktësi, për shkak të paraqitjes së varianteve të reja te SARS COV-2 dhe ashpërsisë së virusit. Sidoqoftë, MSH është duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet për ta mbajtur sistemin shëndetësor sa më të moblizuar për t’iu përgjigjur çfarëdo situate”, thuhet më tej në përgjigje.
Ministria e Shëndetësisë ndër të tjera u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
“Janë ndërmarrë edhe masa të reja të cilat hyjnë në fuqi nga 6 dhjetori, derisa thirrja kryesore për popullatën është që të vaksinohen ata që se kanë bërë ende, ndërsa qytetarët që e kanë marrë vetëm një dozë, ta marrin sa më parë edhe të dytën, derisa pritet që së shpejti të fillojë edhe administrimi i dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19”, thanë nga MSH-ja.
Tutje, në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Klankosova.tv u bëhet thirrje qytetarëve edhe që të zbatojnë me përpikëri të gjitha masat anti-COVID që janë në fuqi.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe katër raste të reja me COVID-19, si dhe katër persona të tjerë janë shëruar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi