Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, dhe përfaqësues të organizatës “Help” morën pjesë në përmbylljen e projektit trevjeçar “Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik, përmes fuqizimit të mikro-biznesit në Kosovë”, nga i cili kanë përfituar 850 mikrobiznese dhe janë trajnuar 600 të rinj kosovarë.
Zëvendësministri Dukolli, tha se politikat që kanë të bëjnë me fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale, janë jo vetëm një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë, por janë të ndërlidhura ngushtë edhe me agjendën e integrimit në BE-së dhe në përputhje me angazhimet dhe objektivat e Programit Evropian të Reformave Ekonomike dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
“Përkundër përmirësimeve të fundit në tregun e punës dhe veprimeve të ndërmarra në vazhdimësi papunësia mbetet sfida kryesore ekonomike dhe sociale në vend. Rritja ekonomike e kohëve të fundit, është e pamjaftueshme për të përmirësuar dukshëm performancën e tregut të punës”, tha ai.
Dugolli ka shtuar se, po analizohen mundësitë për reforma në sistemin e politikës së punësimit të Kosovës dhe krijimin e një fondi, që duhet të organizohet brenda Agjencisë së Punësimit, i cili do të shfrytëzohet për implementimin më efikas dhe përmbajtësor të politikave të punësimit, ku natyrshëm do të rritej edhe numri i përfituesve.
Ai ka falënderuar të gjithë partnerët të cilët kanë kontribuuar së bashku me Organizatën ‘Help’ në rrugëtimin e suksesshëm të projektit, “Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik, përmes fuqizimit të mikro-biznesit në Kosovë.
“Si rezultat i këtij angazhimi të përbashkët janë përkrahur dhe krijuar mbi 600 biznese të reja dhe ekzistuese, janë krijuar vende të reja të punës, janë trajnuar shumë persona tjerë, dhe të gjitha këto kanë ndikuar pozitivisht në jetën dhe ekonomitë familjare të tyre”, tha Dugolli.
Duke falënderuar Qeverinë Gjermane dhe donatorët tjerë që përmes organizatës HELP Kosova kanë implementuar këtë projekt, zëvendësministri Çerkin Dukolli, tha se MPMS-ja mbetet e përkushtuar me angazhime dhe projekte konkrete që do të ndihmojnë punësimin dhe rritjen e tregut të punës në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Make finance great again" - si do të funksionojë platforma për kriptovaluta e Trumpit?
Ekspertët: Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
UBT ri-konfirmon lidershipin në ndërmarrësi dhe inovacion – fiton dy çmime prestigjioze nga Triple E Awards
Ofertë në Bau Market + subvencion nga Qeveria e Kosovës
iPhone 16 është këtu: Porosit paraprakisht në Gjirafa50 - Rishitës i Autorizuar i Apple
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit