LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mjedisit dhe UN-Habitat nënshkruajnë Marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Mjedisit dhe UN-Habitat nënshkruajnë Marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe UN-Habitat kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për realizimin e “Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës”, financuar nga financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunimi dhe Zhvillim (SIDA).

Në ceremoninë e nënshkrimit, ministrja Reshitaj falënderoi UN-Habitat–in për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në fushën e planifikimit hapësinor, me theks të veçantë në hartimin e hartave zonale të komunave të Kosovës.


“Përmes këtij memorandumi UN-Habitati do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të ministrisë dhe komunave në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban, hartimin e dokumenteve strategjike”, deklaroi ministrja Albena Reshitaj, në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e UN-Habitatit në Kosovë, Gwendoline Mennetrier përshëndeti këtë mundësi për thellimin e bashkëpunimit me ministrinë, sidomos në mbështetje të komunave të veriut dhe qytetarëve.

Programi është në partneritet me MMPH-në dhe MAPL-në dhe ofrojnë udhëzime për komunat në vendosjen e strukturave të planifikimit dhe zhvillimin e produkteve dhe proceseve të planifikimit, forcimin e angazhimit demokratik të qytetarëve në vendimmarrje dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarë nëpërmjet bashkëpunimit ndër-komunal. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori