LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave: 72 projekte kapitale për kushte më të mira për jetë nëpër komuna

Ministria e Financave: 72 projekte kapitale për kushte më të mira për jetë nëpër komuna

Sipas të dhënave të njësisë projektuese në Ministri, nga korriku i vitit 2017 deri në korrik të vitit 2018, janë realizuar 72 projekte kapitale në 41 komuna, vetëm nëpërmjet këtij projekti.

Projekti për përmirësimin e kushteve komunale, ka për qëllim që t’i përmirësojë kushtet për jetë në të gjitha komunat e Maqedonisë, përmes projekteve kapitale për ujësjellës, kanalizim dhe rregullimin e ujërave të zeza, efikasiteti energjik, infrastrukturë lokale rrugore, shërbime komunale, ndërtimi i foshnjoreve, tregje të gjelbërta, infrastruktura në zonat industriale.


“Vitin e kaluar, mijëra qytetarë në Maqedoni morën kushte më të mira nëpër komunat e tyre. Ata janë dhjetëra kilometra rrogë lokale të reja apo të rikonstruuara, ndërtimi apo rekonstruimi i rrjetit të ujit, foshnjore, shtëpi të kulturës, objekt komune… Fëmijët nga Zrnovci fituan foshnjore, qytetarët e Çeshinovës, Gazi Babës, Pllasicës dhe Sllivnicës rrjet të ujit, ndërsa qytetarët në më shumë komuna kanë rrugë më të mira lokale. Këto janë projekte reale, me vlera reale për qytetarët” deklaroi Ministri për Financa Dragan Tevdovski.

Projekti i mbështetur nga Banka Botërore me fond total prej 81.1 milionë eurove dhe IPA grand mjetet për zhvillim rural nga BE-ja për 14.6 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kushte më të mira për popullatën lokale është detyrë e qeverisjeve lokale në Republikën e Maqedonisë. Furnizimi me ujë, shërbimet komunale, objektemësimore – komunat kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Banka Botërore ofroj përkrahje për komunat në vitin 2009, përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, që i përkrah nevojat e komunave për investime në projekte kapitale”, tha drejtori i Bankës Botërore për Maqedoni, Marko Mantovantelli.

Programi, siç tha ai, jep rezultate jo vetëm në sigurimin e mjeteve për financim të investimeve kapitale dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale, por edhe në ndërtimin e kapaciteteve lokale.

Sipas Mantovanellit, komunat duhet të jenë të afta të zhvillohen vet, të thithin investime dhe të krijojnë vende pune përmes realizimit të shërbimeve komunale.

“Hyrja në BE është detyrë për të gjithë – për Qeverinë, por edhe për qytetarët dhe komunat. Komunat kanë nevojë për burime financiare dhe infrastrukturë. Me këtë program, BE-ja jep përkrahje të madhe, 78 nga 81 komuna, me qëllim që infrastruktura e furnizimit të ujit nga shkolla deri te rrugët, rrugë ruralederi te qendra kulturore. Gjithë këto janë përfitime për popullatën rurale dhe për të rinjtë që mbesin atje”, tha Nikolla Berolloni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Komunat
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij

Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij

Kronikë e Zezë
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Siguri
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë

Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë

Lajme
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori