LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit ndau bursa për studime për të rinjtë e komuniteteve në Kosovë

Ministria e Arsimit ndau bursa për studime për të rinjtë e komuniteteve në Kosovë

Ministria e Arsimit në bashkëpunimin me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), kanë ndarë 100 bursa për të rinjtë e komunitetit RAE (rom, ashkali dhe egjiptian) për studime në Fakultetin e Edukimit.

Kështu bëri të ditur sot kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësuesit e komunitetit egjiptian të martën në objektin e Qeverisë së Kosovës.


Kurti tregoi po ashtu se Ministria e Arsimit ka ndarë edhe 500 bursa për rinjtë e këtij komuniteti edhe në drejtime të tjera të studimeve.

“Do të ketë edhe nisma të mira për punësim. Puna e mirë e ministrit Elbert Krasniqi, në bashkëpunim me ministren e Arsimit, Arbëri Nagavci për 100 bursa të komunitet rom, ashkali, egjiptian për studime në fakultet të Edukimit, në mënyrë që në të ardhmen e afërt në klasat tona të mund të kemi mësues dhe mësuese të komunitetit, ashtu që të kapin kontributin e tyre jo vetëm për fëmijët egjiptian por edhe për tërë fëmijët në vend. Po ashtu Ministria e Arsimit ka ndarë edhe 500 bursa për studentë të komiteteve rom, ashkali, egjiptian në drejtime të tjera të studimeve”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se punësimi i këtyre komuniteteve jo shumicë është prioritet i ekzekutivit.

“Ne kemi vendosur një sistem transparent dhe fer për ndarjen e fondeve për komunitete dhe uroj që të kemi shumë iniciativa të qëlluara nga komuniteti egjiptian, ku do të mund të promovohen dhe mbrohen të drejtat e komunitetit. Zyra për çështje të drejtave të komuniteteve gjithsej ka 1 milion e gjysmë fonde për komunitete dhe më vjen mirë që gjatë verës do të hapet një thirrje tjetër për aftësimin dhe punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve, pasi ky është prioritet si për qeverinë tonë, ashtu edhe për komunitetet. Ne kemi miratuar vendimin për krijimin e ekipit ndër-institucional për punësimin e komuniteteve, rom ashkali dhe egjiptian”, tha Kurti.

Kryeministri tha se kanë vendosur edhe një sistem transparent për ndarjen e fondeve për komunitetet jo shumicë.

“Gjatë vitit do të kemi një konferencë ku do të ndajmë storjet e tyre të suksesit për të inkurajuar të tjerë prej komuniteteve të kontribuojnë në aftësitë e tyre në institucione. Por edhe institucionet të kuptojnë se sa shumë po përfitojnë të gjithë nga diversiteti në vendet e punës. Edhe në nivel të komunave e dimë rëndësinë e përfaqësinë të komuniteteve”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori