LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Sportit në Itali, Spadafora: Serie A do të vazhdojë, ndeshjet do të luhen pa tifozë

Ministri i Sportit në Itali, Spadafora: Serie A do të vazhdojë, ndeshjet do të luhen pa tifozë
San Siro Stadium (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, ka thënë se Seria A do të vazhdojë të zhvillohet me dyer të mbyllura, pas një takimi të zhvilluar në Romë.

Seria A është hedhur në kaos pas një sërë shtyrjesh të ndeshjeve për shkak të përhapjes gjithnjë e në rritje të Coronavirusit në vend.


Megjithatë, vetëm ndeshjet në rajone të caktuara janë anuluar.

Kërkohet të ndalohen të gjitha sportet për një muaj në të gjithë Italinë?
Lexo po ashtu Kërkohet të ndalohen të gjitha sportet për një muaj në të gjithë Italinë?

Kjo ka çuar në luftime midis shumë klubeve, me disa që deklarojnë se ose të gjitha ndeshjet zhvillohen, pas dyerve të mbyllura, ose të gjitha duhet të shtyhen.

Sot (e mërkurë) u mbajt një takim midis klubeve dhe Ministrit të Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, me qëllim zgjidhjen e krizës gjithnjë e në rritje.

Vincenzo Spadafora

Pas përfundimit të takimit, të zhvilluar në selinë e CONI-t në Romë, Spadafora ka thënë se liga do të zhvillohet duke luajtur ndeshjet me dyer të mbyllura.

Zyrtare: Shtyhet gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, Napoli-Interi
Lexo po ashtu Zyrtare: Shtyhet gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, Napoli-Interi

“Kampionati do të vazhdojë, por ne po shkojmë drejt idesë për të luajtur ndeshje pas dyerve të mbyllura”.

“Ne do të përpiqemi të vazhdojmë të mbajmë aktivitete sportive ndërsa mbrojmë shëndetin e publikut”, ka thënë Spadafora për gazetarët.

Komentet e Spadafora vijnë pas vendimit për shtyrjen e gjysmëfinales së Kupës së Italisë në mes të Napolit dhe Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori