Ministri Shala uron anëtarësimin e Federatës së Atletikës të Kosovës

Gjithashtu, ministri Shala falënderon të gjithë ata që kanë mundësuar arritjen e
këtij qëllimi duke përgëzuar atletët për këtë sukses. Ai u dëshiron mbarëvajtje dhe
korrje të rezultateve sa më të mëdha në atletëve e atleteve në garat dhe ngjarjet që do të marrin pjesë.
Ndërkombëtarizimi i atletikës përbën një lajm të jashtëzakonshëm dhe tepër të
rëndësishëm, ngase sporti i atletikës ka një traditë në vendin tonë. E në anën tjetër, kësaj federate i janë hapur dyert për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, duke e përfaqësuar Kosovën në mesin e vendeve tjera të botës.
Anëtarësimi i FAK-së në IAAF, përpos që është një sukses drejt procesit të plotë të
ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, është edhe një inkurajim për institucionet e sportit për angazhim më të madh për përmirësim në infrastrukturë dhe për
përfaqësim sa më konkurrues.



















































