LAJMI I FUNDIT:

Ministri Sefaj thotë se ka rënie dukshëm të madhe të aksidenteve në komunikacion

Ministri Sefaj thotë se ka rënie dukshëm të madhe të aksidenteve në komunikacion

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka folur për aksidentet në trafik dhe masat ndëshkuese të Policisë së Kosovës, ndaj shoferëve që shkelin ligjin.

Sefaj ka thënë se pas nxjerrjes së bilancit të gjobave dhe aksidenteve nga policia për muajin shkurt ka rezultuar të jetë për gjysmë më i vogël numri i tyre, sesa muaji shkurt i vitit të kaluar.


“Policia e Kosovës ka nxjerr bilancin e gjobave dhe aksidenteve për muajin shkurt të këtij viti dhe nga statistikat e policisë del që numri i aksidenteve me fatalitet është për rreth 50% më i vogël sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak, ka thënë Sefaj.

Ai ka theksuar se ndëshkimet nuk janë qëllim parësorë i institucioneve, por  sipas tij, kanë për qëllim uljen e aksidenteve në trafik.

“Edhe pse ndëshkimi nuk është qëllimi parësor i institucioneve të rendit, masat ndëshkuese ligjore të cilat po i ndërmerr Policia e Kosovës, kanë për qëllim uljen e aksidenteve në trafik, ngase siç dihet numri i viktimave nga aksidentet në trafikun rrugor vazhdon të mbetet shqetësues”, ka shkruar ai në rrjetin social.

Ndërkaq, sipas statistikave të PK-së, në vitin që shkoi 119 persona kanë gjetur vdekjen në aksidente trafiku. Ndërsa vetëm deri në muajin nëntor të vitit 2017, kanë ndodhur 16 mijë e 122 aksidente, krahasuar me 30 mijë e 970 në vitin 2016./ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori