Qendrat grumbulluese janë një hallkë e rëndësishme e qëndrueshmërisë dhe rritjes së prodhimit dhe shitjes së mjedrës. Këto qendra do të mbështeten nga MBPZHR-ja në rritjen e kapaciteteve dhe kjo mbështetje është duke vazhduar edhe gjatë këtij viti, me qëllim të tejkalimit të problemeve të shitjes, të cilat po shfaqen gjatë kësaj kohe.
Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, gjatë takimit që pati sot me përfaqësuesit e qendrave grumbulluese të mjedrës në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, ministri theksoi se qendrat grumbulluese në gjithë territorin e vendit kanë kapacitete grumbulluese dhe kërkoi nga të gjithat qendrat e rajoneve të ndryshme të vendit, që të jenë të gatshme të pranojnë prodhimin nga fermerët.
“Fermerët në vazhdimësi duhet bashkëpunuar me qendrat grumbulluese dhe anasjelltas, pasi që edhe ministria ka investuar në qendrat grumbulluese, në të cilat fermerët i sjellin produktet e tyre e ku pastaj e kanë realisht shitjen në treg të garantuar dhe që e mundësojnë pastaj plasimin e prodhimeve të freskëta bujqësore anë e mbanë Kosovës”, ka shtuar ministri Rikalo.
Ministri theksoi se bashkë me shoqatën e kultivuesve, por edhe qendrat grumbulluese do të koordinojnë bashkëpunimin në vazhdimësi, në mënyrë që të tejkalohen problemet e grumbullimit dhe shitjes së prodhimeve të mjedrës në vend.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e qendrave grumbulluese falënderuan ministrin për gatishmërinë e treguar për të kaluar situatën, si dhe njoftuan se do të shtojnë bashkëpunimin mes tyre në mënyrë që në këtë sektor të mos shfaqen në vazhdimësi probleme të tilla. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia