LAJMI I FUNDIT:

Ministri Matoshi shpjegon planin për Prishtinën e Re

Ministri Matoshi shpjegon planin për Prishtinën e Re

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se sa i përket Prishtinës së re është bërë një shpallje e zonës në interes të veçantë për qytet administrativ.

“Më shumë se dy të tretat e kësaj prone, që në momentin aktual kur po flasim janë 700 hektarë janë pronë shoqërore, janë pronë publike, disa janë prona komunale, disa janë prona në menaxhim të AKP-së dhe të tjerat janë prona private”, tha Matoshi, në emisionin debatues “Click” të RTV21, duke shtuar që  pronat private nuk do të  shpronësohen.


Ai shtoi se kërkohet që të bëhet një plan rregullues urbanistik i asaj pjese ku do të vendoset administrata e ardhshme shtetërore.

Matoshi tha se në 700 hektarët që janë pronë shtetërore nuk ka prona të familjes së ngushtë të Behgjet Pacollit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli dje bëri publik emrat e ministrave të rinj që ai ka propozuar. Për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ai tek kryeministri Haradinaj ka dërguar emrin e Fatmir Matoshit.