LAJMI I FUNDIT:

Ministri malazez i Mbrojtjes: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për reforma në fushën e mbrojtjes

Ministri malazez i Mbrojtjes: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për reforma në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Rasko Konjeviç ndodhet për vizitë në Prishtinë, ndërsa me ministrin Armend Mehaj kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Konjeviq pas takimit me ministrin Mehaj në një konferencë për media tha se Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira politike për kohë të gjatë, edhe nga koha kur Mali i Zi ka njohur shtetin e Kosovës dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.


Ai po ashtu tha se dy shtetet kanë bashkëpunim të mirë edhe në fushën e mbrojtjes.

Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
Lexo po ashtu Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

“Sot ka qenë mundësia që të nënshkruajmë një Memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe për tu njohur me proceset, reformat që Qeveria e Kosovës dhe ministria që i ka ndërmarrë”, tha ai, duke shtuar se me këtë marrëveshje zgjerohen mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe shkëmbimin e përvojave.

Ai tha se Mali i Zi është i gatshëm të ndihmojë Kosovën me përvojën e saj në reformat në fushën e mbrojtjes, meqenëse është pjesë e NATO-s.

“Takimet e tilla janë të rëndësishme që të flasim për tema të rëndësishme rajonale dhe kam shprehur qëndrimin se aty ku mund Mali i Zi do ta ndihmojë Kosovën në angazhimin që të jetë pjesë e strukturave dhe nismave rajone si dhe integrimeve euro-atlantike”, tha ministri malazez. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori