LAJMI I FUNDIT:

Ministri Kujtim Gashi dhe Violeta Kukaj vizituan Nexhmije Pagarushën, nga sot asaj i dhurohet shpërblimi mujor prej 500 eurosh

Ministri Kujtim Gashi dhe Violeta Kukaj vizituan Nexhmije Pagarushën, nga sot asaj i dhurohet shpërblimi mujor prej 500 eurosh
Momente gjatë takimit mes Nexhmije Pagarushës, Kujtim Gashit dhe Violeta Kukajt (Foto: Kujtim gashi/Facebook)

Ashtu edhe siç ishte premtuar, këngëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha gëzon tashmë nga Ministria e Kulturës statusin e meritave të veçanta.

Vendimi i marrë në Qeverinë e Kosovës më datë 2 tetor 2018, e shpërblen këngëtaren e emëruar si “Bilbili i Kosovës”, për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Si rrjedhojë, asaj i është ndarë një shumë mujore nga Ministria e Kulturës, vlerë e cila është 500 euro.

Për t’ia dhënë këtë lajm, në banesën e saj në lagjen Ulpiana, sot (e premte) i bërio vizitë Ministri i Kulturës në Qeverinë e Kosovës Kujtim Gashi.

Ministri Kujtim Gashi vizitoi në banesën e saj Bilbilin e Kosovës, këngëtaren Nexhmije Pagarusha (Foto: Kujtim Gashi/Facebook)

Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Facebook, Ministri Gashi bëri të ditur se është takuar sot me të madhen Nexhmije Pagarusha, teksa dha edhe lajmin se tashmë asaj i është ndarë një buxhet mujor nga shteti i Kosovës.

NRG Band vizitojnë Nexhmije Pagarushën në banesën e saj
Lexo po ashtu NRG Band vizitojnë Nexhmije Pagarushën në banesën e saj

“Shumë i lumtur që Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, nga ky muaj filloi të përfitoi shumën prej 500 euro në baza mujore nga Ministria e Kulturës.

Sot vizitova këngëtarën në banesën e saj, të cilës ia dorëzova Vendimin e Qeverisë për statusin e qytetares me merita të veçanta për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe. Bilbili i këngës shqipe Nexhmije Pagarusha ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare”, ka shkruar Kujtim Gashi në Facebook.

Nga fotografitë e publikuara, shihet se prezente në këtë vizitë ka qenë edhe këngëtarja e njohur, Violeta Kukaj-Retkoceri, me të cilën Pagarusha publikoi një duet këtë vit me titull “Mbushni gotat”. /Telegrafi/

Momente gjatë takimit mes Nexhmije Pagarushës, Kujtim Gashit dhe Violeta Kukajt (Foto: Kujtim Gashi/Facebook)

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori