I pari i sportit të Kosovës, xhudistes Nora Gjakova dhe trajnerit të saj, do t’ua ndajë shpërblimet shtetërore për medaljen e artë që Nora Gjakova e fitoi në Kampionatin Evropian të Xhudos të U-23 në kategorinë 57 kilogram.

Sipas Rregullores për ndarjen e shpërblimeve për sportistët kulminantë, sportistët e rinj, U-23, që arrijnë rezultate të vlefshme për shpërblime shtetërore, shpërblehen në masën 25 për qind të vlerës që është e përcaktuar për sportistët senior. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app