LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm izraelit kritikon ashpër Erdoganin pas takimit të tij me shefin e Hamasit

Ministri i Jashtëm izraelit kritikon ashpër Erdoganin pas takimit të tij me shefin e Hamasit

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka kritikuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me vendimin e tij për të publikuar takimin me kreun e Byrosë Politike të Hamasit.

Katz ndau një foto në X e cila tregonte Erdoganin duke shtrënguar duart me Ismail Haniyeh në një zyrë presidenciale në Stamboll, duke shkruar se “presidenti turk duhet të ketë turp”.


Por, sipas zyrës presidenciale turke, Erdogan u takua me Haniyeh dhe Ministrin e Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, për të diskutuar mbi sulmet izraelite në Gazë dhe për të qetësuar tensionet në rajon.

Takimi theksoi gjithashtu edhe një riorganizim rajonal që po ndodh në mes të sulmeve izraelite në Gazë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Do të jem zëri i popullit palestinez edhe nëse mbetem vetëm”, thotë Erdogan – zbulohen detaje të takimit të tij me shefin e Hamasit
Lexo po ashtu “Do të jem zëri i popullit palestinez edhe nëse mbetem vetëm”, thotë Erdogan – zbulohen detaje të takimit të tij me shefin e Hamasit

Ndryshe, marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin janë përkeqësuar ndërsa sulmet izraelite ndaj palestinzëve kanë vazhduar.

Së fundmi, Ankaraja ka ndaluar eksportin e 54 produkteve në Izrael, përfshirë aluminin dhe çimenton, derisa të arrihet një armëpushim.

Gjithashtu, një ekip prej qindra aktivistëve dhe gazetarëve turk do të lundrojnë për në Gazë ditëve në vijim.

Haniyeh u ka bërë thirrje Turqisë, Egjiptit dhe Katarit që të ndërmarrin veprime për të frenuar sulmet izraelite dhe për të parandaluar operacionin në Rafah. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori