LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm austriak: Ukrainës nuk do të duhej t’i ofrohej anëtarësimi në Bashkimin Evropian

Ministri i Jashtëm austriak: Ukrainës nuk do të duhej t’i ofrohej anëtarësimi në Bashkimin Evropian

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, konsideron se Bashkimi Evropian nuk do të duhej t’i ofronte Ukrainës anëtarësimin në familjen evropiane, shkruan Jerusalem Post.

Siç raporton pravda.ua, këto komente javën e kaluar i bëri gjatë një samiti. Schallenberg është për bashkëpunim të ngushtë – pra mes Ukrainës dhe BE-së, por se aktualisht nuk konsideron se do të duhej të ishte anëtare e familjes evropiane, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq media austriake Heute, raporton se Schallenberg është pro që ky shtet të jetë pjesë e zonës ekonomike të BE-së, por që të ruhet status quoja esaj.

Zelensky diskuton me presidentin turk për evakuimin e civilëve në Mariupol
Lexo po ashtu Zelensky diskuton me presidentin turk për evakuimin e civilëve në Mariupol

Si arsye se pse Ukraina nuk do të duhej t’i jepej këtë  qershor statusi i kandidatit për anëtarësim, ka përmendur që vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke zhvilluar bisedime për anëtarësim.

Ukraina prej kohës ka bërë thirrje që të pranohet në familjen e BE-së, por këto thirrje janë bërë edhe më të shpeshta pasi fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Në anën tjetër, presidenti rus Vladimir Putin pretendon se shteti i tij po i frikësohet raporteve të afërta mes Ukrainës dhe Perëndimit. /Telegrafi/