LAJMI I FUNDIT:

Zelensky diskuton me presidentin turk për evakuimin e civilëve në Mariupol

Zelensky diskuton me presidentin turk për evakuimin e civilëve në Mariupol

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar në Twitter, se ka pasur një “bisedë të rëndësishme telefonike” me homologun turk Recep Tayyip Erdogan.

“Gjatë bisedës kam theksuar nevojën për evakuim të civilëve nga Mariupoli – përfshirë Azovstalin dhe një shkëmbim të trupave të zënë”, shtoi Zelensky, transmeton Telegrafi.


Zelensky thotë se Rusia po mundohet të mbulojë vrasjen e dhjetëra mijëra civilëve ukrainas në Mariupol
Lexo po ashtu Zelensky thotë se Rusia po mundohet të mbulojë vrasjen e dhjetëra mijëra civilëve ukrainas në Mariupol

Zelensky edhe një herë ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga negociatat me Moskën, nëse trupat ruse shkatërrojnë mbrojtësit e fundit që po mbahen të bllokuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Ndryshe Turqia ka raporte të mira më të dyja – pra Ukrainën dhe Rusinë dhe Erdogan ka luajtur rol kyç derisa po tentonte të arrinte një armëpushim mes dy kombeve. /Telegrafi/