LAJMI I FUNDIT:

Ministri gjerman i Bujqësisë në Kosovë

Ministri gjerman i Bujqësisë në Kosovë

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt, sot viziton Kosovën, ku do të pritet nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

Takimi mes dy ministrave, të shoqëruar edhe nga delegacionet, zhvillohet në ora 11:00, në ndërtesën e Qeverisë.


Pas takimit, të dy ministrat mbajnë një konferencë për media. /Telegrafi/