LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi: 9 medaljet e reja, sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm i Taekwondos por edhe i sportit të Kosovës

Ministri Gashi: 9 medaljet e reja, sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm i Taekwondos por edhe i sportit të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur në takim fituesit e medaljeve të Taekwandos të cilët e përfaqësuan Kosovën në kampionatin ballkanik “Samokov 2019” të Bullgarisë, ku prej atje Kosova është kthyer me 9 medalje me grupmosha të ndryshme.

Me këtë rast, ministri Gashi fillimisht i uroi sportistët për marrjen e çmimeve dhe tha se “ky rezultat i jashtëzakonshëm të cilin e keni treguar në Kampionatin Ballkanik dhe këto nëntë medalje që ia keni sjellë Kosovës vjen si rezultat i punës dhe angazhimit tuaj prandaj zotohem se do ta keni mbështetjen e ministrisë së sportit pavarësisht se ku jeni të kategorizuar”.


Tutje ministri Gashi tha se me rregulloret e ministrisë dhe me anë të ligjit për sponsorisime, sportistët do të kenë mbështetje të fuqishme ngase rruga ligjore është hapur për këtë gjë.

“Ne do të fillojmë ndryshimet e rregulloreve në mënyrë që t’i japim mundësi edhe garave të ndryshme ballkanike. Kemi pasur sportistë që kanë sjellë medalje por që rregulloret, komunat dhe ministritë e kaluara nuk i kanë mbështetë dhe ky do jetë një zotim i yni që të reflektojmë në aspektin ligjor dhe atë financiar pavarësisht se ku janë të kategorizuar në sport dhe të gjitha këto medalje të përfshihen edhe në shpërblimet shtetërore”, tha ministri Gashi.

“Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat që i kaloni, në ditët në vazhdim do të zgjidhen këto probleme dhe ju do të keni përkrahje të veçantë pasi një sport si ky që avancon më rezultate te shkëlqyera meriton përkrahje”, shtoi ministri.

Ndërkaq kryetari i Federatës së Taekwandos e Kosovës, Gani Krasniqi, falënderoi ministrin Gashi për përkushtimin dhe kërkoi nga ai dhe ministria që udhëheq mbështetje dhe përkrahje më të madhe financiare.

“Pa punën e juaj dhe përkushtimin e juaj nuk ish arrite ky rezultat por ne kërkojmë të kemi mbështetje edhe në anën financiare”, tha Krasniqi.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori