LAJMI I FUNDIT:

Vizitohen fermerët llapjanë që pësuan dëme nga breshëri

Vizitohen fermerët llapjanë që pësuan dëme nga breshëri

Pas stuhisë e cila preku disa rajone të vendit tonë, e cila ishte e shoqëruar edhe me shira dhe breshër, ministri i Bujqësisë Faton Peci ka vizituar sot fshatrat Lupç i Poshtëm, Lupç i Epërm, Popovë dhe Majac, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në fermat e bujqve të kësaj ane.

Ai me këtë rast njoftoi fermerët mbi procedurat rreth kompensimit të dëmeve.

“Bujqit që kanë pësuar dëme në sektorin e bujqësisë nga fatkeqësitë natyrore, siç janë erërat e forta, breshëri, vërshimet, përmbytjet dhe ngricat duhet të drejtohen në Drejtorinë Komunale për Bujqësi dhe të raportojnë për to, pasi secila komunë mbledh të dhëna dhe evidenton dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe ato raporte pastaj i sjellin në Ministrinë e Bujqësisë për procedim të mëtejmë”, sqaroi ministri Peci.


Ai u bëri apel komunave që pësuan nga fatkeqësitë natyrore që procesi i vlerësimit të dëmeve të jetë sa më objektiv, për të evituar vonesat në procedimin e pagesave gjatë verifikimit nga MBPZHR-ja.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori