LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqaj për vizitë zyrtare në Slloveni

Ministri Beqaj për vizitë zyrtare në Slloveni

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj më 11 dhe 12 dhjetor do të qëndrojë në Slloveni në kuadër të një vizite zyrtare. Gjatë kësaj vizite ministri Beqaj do të këtë takime të rëndësishme me përfaqësues të shteti slloven të fushës së inovacionit dhe ekonomisë.

Ministri Beqaj do të takojë Ministrin e Administratës Publike të Sllovenisë, Rudi Medvev, Drejtorin e Lubjana Tech Park, Hegler Jožka dhe Drejtoreshën Gjenerale të Odës Ekonomike dhe të Industrisë së Sllovenisë, Sonja Smuc.


Ministri Besim Beqaj dhe ministri slloven Rudi Medvev do të nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të administratës shtetërore dhe ekonomisë, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, qasjen e përbashkët në tregjet e treta dhe asistencë profesionale teknike për përfitim nga programet e financimit të BE-së. /Telegrafi/