LAJMI I FUNDIT:

Mini SUV-i elektrik, Baojun Yep që kushton shumë lirë – vjen me një ekran mbrapa si një ‘Smart Watch’ ku mund të ndani mesazhe me shoferët

Mini SUV-i elektrik, Baojun Yep që kushton shumë lirë – vjen me një ekran mbrapa si një ‘Smart Watch’ ku mund të ndani mesazhe me shoferët

Më 25 prill, një sipërmarrje e përbashkët midis firmave SAIC Motor, General Motors dhe Liuzhou Wuling Motors (SAIC-GM-Wuling Automobile) zbuloi të reja në lidhje me mini SUV-in e saj të ardhshëm elektrik Baojun Yep.

Vetura do të kushtojë rreth 14,400 dollarë dhe do të lansohet në muajin qershor, transmeton Telegrafi.


Por kryesisht, sipërmarrja prezantoi një veçori të kësaj makine, një ekran dixhital në pjesën mbrapa të makinës që mund të ndajë statusin e shoferit, kohën, emocione, paralajmërimet dhe shumë gjëra të tjera me shoferët e tjerë.

Sipërmarrja e përbashkët e quan këtë veçori një orë makine, e frymëzuar nga një orë. Ndoshta sepse dizajni duket sikurse Apple Watch me një rrip.

I gjithë ekrani, është mbi 1 metër e gjatë dhe 0.26 metra e gjerë, duke llogaritur rripin e orës. Ashtu si pajisja Apple, ju mund të zgjidhni dizajne të ndryshme për orën tuaj në makinë.

Në shiritin e gjatë 1 metër (1,050 mm për të qenë të saktë), është montuar një ekran dixhital 300 x 256 mm, i cili funksionon si ‘orë’. Mund të shfaqë kohën, ikona të ndryshme dhe kompania thotë se mund të zhbllokojë shumë lojëra ndërveprimi, duke i lejuar përdoruesit të ‘ndajnë ide kreative’. GM thotë se kjo veçori është këtu për të ‘ndihmuar brezin e ri për të shprehur personalitetin e tyre’.

SGMW zbuloi gjithashtu se Baojun Yep do të pajisjet me sistemin inteligjent të vozitjes Lingxi të zhvilluar nga DJI-Wuling. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Sa janë pagat në fabrikën e Tesla-s në Evropë?

Sa janë pagat në fabrikën e Tesla-s në Evropë?

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Kalo në kategori