Minerali pa të cilin organizmi nuk mundet: Shëron dhembjen e kokës, qetëson nervat, mbron zemrën!
Rëndësia e magnezit në ushqimin e përditshëm gjithnjë e më shumë po zë vend.
Magnezi është një ndër shtat mikroelementet themelore të rëndësishme për funksionim normal të organizmit, mirëpo hulumtimet tregojnë që më shumë se 50 për qind e popullatës e marrin këtë mineral në sasi më të vogël seç është e nevojshme.
Simptomat e para të mungesës së magnezit në organizëm janë: shqetësimi, sindroma e këmbëve jo të qeta dhe shfaqja e ngërçeve, pagjumësia, problemi me gjumin dhe lodhja.
Për këto shkaqe suplementimi ndonjëherë është i domosdoshëm, transmeton Telegrafi.
Bashkë me kalciumin dhe vitaminën D, magnezi është i rëndësishëm për ndërtimin e indeve kockore, metabolizëm, prodhim të energjisë dhe sintezë të proteinave dhe thartirave yndyrore.
Magnezi ndihmon në këto situata:
Dhembja e kokës
Magnezi kontribuon në zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj stresit të përditshëm dhe zvogëlon shpeshtësinë e dhembjes së kokës te personat me migrenë. U nevojitet personave me ngarkesa të shtuara psikike.
Ngërçet
Për shkak të humbjes së mineraleve, shumica vuajnë nga ngërçet e muskujve të ekstremiteteve të poshtme, andaj për zbutjen e ngërçeve rekomandohet marrja e shtuar e magnezit, i cili gjithashtu i zbut vështirësitë që kanë të bëjnë me SPM-së, por ul edhe shtypjen e lartë të gjakut.
Nervozizmi
Në doza prej 200 deri në 400 mg në ditë, magnezi pengon ngërçet e muskujve dhe ofron ndjenjën e qetësimit të lehtë. Shpesh merret për shkak të veprimit të mirë në sistemin nervor.
Pagjumësia
Magnezi është ilaç natyral kundër pagjumësisë. Mungesa e magnezit mund të shkaktojë çrregullimin e gjumit, kapsllëkun, dridhjen e muskujve apo ngërçe, anksiozitetin, nervozizmin dhe dhembjet.
Mbron zemrën
Magnezi normalizon ritmin e zemrës, ul shtypjen e gjakut dhe mban tonusin e enëve të gjakut. Gjithashtu kontribuon në rregullimin e sheqerit në gjak.
Lodhja kronike
Magnezi ndihmon në prodhimin e energjisë, andaj rekomandohet pas aktiviteteve fizike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia