LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Pres të ketë diskutim në komision për incidentin me Xhaferin

Milloshoski: Pres të ketë diskutim në komision për incidentin me Xhaferin

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Miloshoski, do të presë që kryetari i Komisionit parlamentar për çështje rregullore dhe të imunitetit të mbajë seancë për incidentin e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, i cili u filmua duke bërtitur dhe ofenduar në mënyrë vulgare punonjësit e Kuvendit. Në të kundërtën Milloshoski thotë se ai vetë do të iniciojë diskutim.

“Do të pres që kryetari i Komisionit, Panço Minov, të deklarohet, pasi e di se ka informacione për incidentin e Xhaferit, dhe më pas do të ndërmarr hapat e mëtejshëm”, tha Milloshoski.


Ai nëpërmjet Facebook-ut i ka bërë thirrje Minovit si kryetar që të thërrasë seancën e Komisionit përgjegjës për konstatimin e shkeljeve të rënda të Kodit të Etikës Parlamentare për deputetët, në këtë rast të kryer nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Milloshoski i bën thirrje Minovit që sa më parë të caktojë seancë publike, të ftojë deputetin Talat Xhaferi dhe të shqiptojë vërejtje publike. Sipas deputetit të opozitës, “ky do të ishte një hap drejt dorëheqjes së pritshme pas turpit në Kuvend”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori