Sekretari për sigurinë në Federatën Serbe të Futbollit, Milivoj Mirkovic bën me dije se nëse shqiptarët do ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë ata do të ndalohen nga policia, raporton Tribuna.

Në një konferencë për shtyp, Mirkovic bëri me dije se i njëjti princip do të funksionojë edhe në transfertën e Serbisë në Shqipëri vitin e ardhshëm ku nuk do të udhëtojë asnjë tifoz. Në komunikatë theksohet se shqiptarët që ndalohen nga policia do të procedohen sipas ligjeve në fuqi të Serbisë.


Aktualisht, Federata Serbe e Futbollit ndodhet në kushtet kur nuk mund të premtojë siguri për tifozët shqiptarë, prandaj sipas Mirkovic, ishte e nevojshme që shqiptarët të identifikoheshin në një listë të dërguar nga FSHF-ja, prandaj sipas autoriteteve sportive të Serbisë, ishte e pamundur që në stadiumin e Partizanit të Beogradit të ishin të pranishëm edhe tifozët shqiptarë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app