Kësisoj, shënuesi më i mirë i Superligës ka vendosur të ndërrojë ambient pas një stinorit jashtëzakonisht të mirë me Istogun. Paraqitje të mira pati edhe Gashi, por që ka vendosur të rikthehet te Besa. Pikërisht kjo dyshe u dallua te ‘troftat’ në vjeshtë dhe ikja e tyre prej aty do të jetë hendikep i madh për Istogun.

Arritjen e marrëveshjes me futbollistët e ka konfirmuar kryetari i klubit të Besës, Shemsedin Muhaxheri.


“Klubi ka arritur marrëveshje me Mark Milicajn dhe Kushtrim Gashin. Ata janë pajtuar për kushtet dhe Besa llogarit në këta dy futbollistë”, deklaroi Muhaxheri të martën për ‘Sport Plus’.

E thotë edhe Milicaj

Arritjen e marrëveshjes me Besën e konfirmon edhe Mark Milicaj. Ai thekson se është pajtuar me kushtet e pejanëve dhe shumë shpejt do ta finalizojë kalimin te fqinjët e Istogut. “Kam biseduar me drejtuesit e Besës dhe kemi arritur marrëveshje. Në parim jam pajtuar me kushtet që i kanë ofruar. Ka mbetur që gjatë kësaj jave të finalizohet kalimi im në këtë klub”, theksoi Milicaj për gazetën. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app