Milani po synon një tjetër transferim të bujshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra italiane ka kompletuar transferimin e sulmuesit Piatek nga Genoa, por nuk mendojnë të ndalen me kaq.

Rossonerët janë futur në bisedimet me agjentin e sulmuesit belg Yannick Ferreira Carrasco që aktualisht është në klubin kinez Dailan Yifang.

25-vjeçari ka arritur synimin e tij të pasurohet për një vit në Kinë dhe tani synon rikthimin në Evropë.

Rossonerët po e kërkojnë atë si huazim për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësi blerje në fund të sezonit për 25 milionë euro.

Yannick Carrasco sa ishte pjesë e Atletico Madridit. (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Reprezentuesi belg i ka bërë të qartë zyrtarëve të klubit kinez se dëshiron largimin drejt Evropës.

Interesim për lojtarin ka shprehur edhe Roma nga Serie A por edhe dy skuadrat angleze Everton dhe Arsenal.

Carrasco më parë në Evropë ka luajtur edhe për Monacon e Atletico Madridin. /Telegrafi/