LAJMI I FUNDIT:

Milani synon ta nisë me fitore ndaj Udineses sezonin e ri në Serie A, formacionet zyrtare

Milani synon ta nisë me fitore ndaj Udineses sezonin e ri në Serie A, formacionet zyrtare

Udinese dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e parë në Serie A.

Rossonerët e nisin sezonin e ri në udhëtimin e tyre te Udinese, me ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 18:00 në Dacia Arena.


Milani këtë sezon drejtohet nga Marco Giampaolo dhe pas disa transferime të bëra synojnë ta nisin kampionatin me fitore.

Në anën tjetër, vendasit e Udineses dëshirojnë ta shfrytëzojnë terrenin vendas për të marr një rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, me Milanin që ka vendosur t’i lë në bankë përforcimet.

Udinese: Musso; Pezzella, Troost-Ekong, Samir; Stryger-Larsen, Fofana, Mandragora, Jajalo; Pussetto, De Paul; Lasagna

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Borini, Calhanoglu, Paqueta; Suso; Piatek, Castillejo

/Telegrafi/