Milani thuhet se ka mohuar se po konsideron një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Juventusin ku përfshihen anësori Federico Bernardeschi dhe mbrojtësi Alessio Romagnoli.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë një shkëmbim i madh mes Juventusit dhe Milanit.

Shkëmbimi Bernardeschi-Romagnoli ishte i përfolur pasi të dy lojtarët kanë luftuar për të fituar zemrat e tifozëve këtë sezon dhe kontratat e tyre skadojnë më 2022.

Juventusi dhe Milani projektojnë shkëmbimin Bernardeschi-Romagnoli Juventusi dhe Milani projektojnë shkëmbimin Bernardeschi-Romagnoli

Por, gazeta Tuttosport pretendon se marrëveshja e sugjeruar e shkëmbimit nuk do të ndodhë, pasi drejtorët e Rossonerëve nuk janë të interesuar në operacion për disa arsye.

Para së gjithash, raporti zbulon pagat e ndryshme të dy lojtarëve, ku Bernardeschi fiton më shumë se Romagnoli janë njëra nga arsyet kryesore.

Për më tepër, në një situatë si kjo, të dy klubet duhet të përpiqen të bëjnë fitime kapitale dhe faktori i tretë është historia e transferimeve midis dy palëve.

Tuttosport pretendon se Milani po shikon mungesën e marrëveshjeve të suksesshme të bëra me Juventusin në të kaluarën dhe kjo po e bind. /Telegrafi/