“Ishte një ndeshje e veçantë dhe kemi bërë disa hapa prapa, me gjithë respektin për paraqitjet e fundit. Ne nuk kemi luajtur mirë në Udine dhe sonte ne përfundimisht bëmë edhe një hap prapa”.

“Ne e dinim se nuk do të ishte e lehtë edhe pasi Kaka shënoi golin e barazimit, dhe ne u lëshuam në ta”


“Ishte për të ardhur keq për golin e dytë, pasi një devijim e dërgoi atë në këndin e djathtë. Është zhgënjyese të eliminohemi nga Liga e Kampionëve kështu, dhe ne duhet t’i rimbushim bateritë pasi të dielën do të jemi ndaj një ekipi që luan mirë (ndaj Parmës)”.

“Tash është shumë e rëndësishme të fokusohemi në ligë pasi kemi edhe 11 ndeshje para nesh. Nga këtu deri në fund të sezonit, të gjithë lojtarët do të jenë nën ekzaminim. Të gjithë ne duhet të tregojmë se jemi në gjendje ta veshim këtë fanellë”, ka thënë Abbiati për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app