LAJMI I FUNDIT:

Milani lëshon komunikatë pas rikthimit në Ligën e Evropës: Do ta kthejmë soliditetin e plotë sportiv dhe financiar

Milani lëshon komunikatë pas rikthimit në Ligën e Evropës: Do ta kthejmë soliditetin e plotë sportiv dhe financiar

Milani lëshoi një komunikatë që deklaron synimin e tyre për t’u kthyer në soliditetin e plotë sportiv dhe financiar pasi u rikthyen në Ligën e Evropës.

Rossonerët u ndaluan fillimisht nga luajtja në garat evropiane për shkeljet financiare të Fair Play-it, si dhe dyshimet mbi pronarin Yonghong Li.

Biznesmeni kinez është larguar nga klubi dhe Elliott Management, fondi mbrojtës i cili i ka huazuar paratë për të blerë klubin e ka rikthyer pronësinë e klubit dhe tani ka ndryshuar situata.

Milani fiton betejën në CAS, do të luaj në Ligën e Evropës
Lexo po ashtu Milani fiton betejën në CAS, do të luaj në Ligën e Evropës

Duke pasur parasysh ndryshimin e rrethanave, Gjykata e Arbitrazhit për Sport përmbysi vendimin e UEFA-s dhe riktheu Milanin në Ligën e Evropës.

Milani do të luaj në Ligën e Evropës (Getty Images)

Pas rikthimit në Ligën e Evropës, pronarët e Milanit kanë deklaruar se do të rikthehet në soliditet të plotë sportiv dhe financiar teksa do të angazhohen edhe në përmbushjen e rregullave financiare të UEFA-s.

“Milani shikon përpara, me pronarët e ri të Elliott synon të kthehet në soliditetin e plotë sportiv dhe financiar “.

Zyrtare: Milani nuk është më në duart e kinezëve, Elliott Management merr drejtimin e klubit
Lexo po ashtu Zyrtare: Milani nuk është më në duart e kinezëve, Elliott Management merr drejtimin e klubit

“Do të jemi të angazhuar në respektimin e rregullave të Legjislacionit Financiar të Fair Play-t të UEFA-s”, thuhet në deklaratën e klubit kuqezi.

Besohet se fondi i mbrojtjes i SHBA-ve siguroi CAS-in se klubi nuk do të shitej për tre vitet e ardhshme, duke i dhënë fund situatës së pronësisë së klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori