LAJMI I FUNDIT:

Milani kërkon të rikthehet te fitorja ndaj Veronës, formacionet zyrtare

Milani kërkon të rikthehet te fitorja ndaj Veronës, formacionet zyrtare

Milani ka barazuar befasisht javën e kaluar me Udinesen në San Siro 1-1.

E në javën e 26-të të Serie A, Rossonerët i pret një takim i vështirë në udhëtim te Hellas Verona.


Milani kërkon fitoren në udhëtim në mënyrë që të afrohet sa më shumë me kreun e tabelës, pasi për momentin Interi ka diferencë prej gjashtë pikësh.

Por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, duke parë ecurinë e mirë të skuadrës së Hellas Veronës.

Vendasit nuk din për humbje në katër takimet e fundit duke marrë dy fitore e dy barazime dhe janë duke shfaqur lojë të mirë.

Gjithsesi pritet një takim shumë interesant në Marc’Antonio Bentegodi dhe dy trajnerët tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Formacionet zyrtare:

Hellas Verona: Silvestri; Ceccherini, Magnani, Gunter; Faraoni, Tameze, Veloso, Lazovic; Barak, Zaccagni; Lasagna

Milan: Donnarumma; Calabria, Tomori, Romagnoli, Dalot; Meitè, Kessiè; Saelemaekers, Krunic, Castillejo; Leao.

/Telegrafi/