LAJMI I FUNDIT:

Milani ka 100 milionë euro për të shpenzuar për katër pozita

Milani ka 100 milionë euro për të shpenzuar për katër pozita
(Foto: Football Italia)

Milani është gati të shpenzojë 100 milionë euro që ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar veror – njofton La Gazzetta dello Sport.

Sipas mediave italiane, Rossonerët janë duke e finalizuar marrëveshjen me mbrojtësin e Lille, Sven Botman, me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale.


Klubi italian do të shpenzojë rreth 25-30 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit holandez.

Krahas mbrojtësit, Milani kërkon edhe një mesfushor, një trekuartist (mesfushor ofensiv) dhe një qendërsulmues. Bashkëlojtari i Botman, Renato Sanches, është i pari në listë nga mesfushorët.

Gianluca Scamacca është bërë shënjestra kryesore për sulmin dhe klubi do t’i takojë përfaqësuesit e Sassuolos në javën e ardhshme për të diskutuar lidhur me disponueshmërinë e italianit.

Kryebashkiaku i Milanos këmbëngul se projekti për stadiumin e ri të Interit dhe Milanit do të vazhdojë
Lexo po ashtu Kryebashkiaku i Milanos këmbëngul se projekti për stadiumin e ri të Interit dhe Milanit do të vazhdojë

Edhe Interi është në garë për 23-vjeçarin, i cili vlerësohet rreth 40 milionë euro nga klubi që e pronëson. (Në këtë rast do të plotësohej shuma prej 100 milionë eurosh për tre futbollistë).

Megjithatë, Milani mund të nënshkruajë edhe me Divock Origi nga Liverpooli në si futbollist të lirë dhe ai mund të luajë në rolin e sulmuesit anësor në formacionin 4-2-3-1. /Telegrafi/