Milani humbë garën për Todibon, lojtari po kalon te Schalke

Jean-Clair Todibo do të transferohet te Schalke në formë huazimi nga Barcelona.
Mbrojtësi francez ishte shumë afër kalimit te Milani, por që thuhet se marrëveshja ka dështuar.
Mediat në Gjermani raportojnë se lojtari i talentuar po kalon te Schlake në formë huazimi nga Blaugranasit deri në fund të këtij sezoni.
Skuadra nga Bundesliga është pajtuar me kushtet e lojtarit dhe të katalunasëve, andaj marrëveshja pritet të bëhet zyrtare në orët në vazhdim.
Natyrisht se ky është një lajm i hidhur për Rossonerët që do të shikojnë një tjetër lojtar tani.
20-vjeçari ishte kërkuar edhe nga klubet e tjera si, Southampton, Monaco, Bayer Leverkusen dhe Hertha Berlin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































