LAJMI I FUNDIT:

Milani blen tokën në San Donato, bëhet gati për nisjen e stadiumit të ri

Milani blen tokën në San Donato, bëhet gati për nisjen e stadiumit të ri

Milani, përmes SportCityLife, ka blerë zyrtarisht tokën e destinuar për stadiumin e tyre të ri në zonën San Donato të qytetit.

Një raport nga Calciomercato.com detajon se si kompania lokale SportCityLife, e blerë nga Milani në korrik të vitit të kaluar, shpenzoi një shumë më pak se 40 milionë euro për tokën në zonën e San Francescos të qytetit, në komunën San Donato, ku Milani synon të ndërtojnë stadiumin e tyre të ri dhe objektet e ndryshme të lidhura me to, si dyqane dhe hotele.


Drejtori i RedBird, Gerry Cardinale vuri në dispozicion 40 milionë euro për të mbuluar kostot fillestare të projektit, i cili përfshin të drejtat e tokës si dhe aspekte të tjera burokratike si planifikimi urban.

Në janar, këshilli bashkiak i San Donatos miratoi planet e paraqitura nga Milani, të cilat dhanë dritën jeshile për një stadium 70,000 vendesh, një hotel, restorante, dyqane dhe një muze.

Plani është që stadiumi të hapet deri në vitin 2028, pra të jetë gati për sezonin 2028/29.

Nevojiten ende punë të mëtejshme burokratike, duke përfshirë konsultimet me banorët vendas dhe diskutimet me këshillin e San Donatos në lidhje me infrastrukturën, përpara se puna ndërtimore të fillojë përfundimisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori