LAJMI I FUNDIT:

Milani bën një hap fals, ndalet me barazim nga Salernitana e vendit të fundit

Milani bën një hap fals, ndalet me barazim nga Salernitana e vendit të fundit

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Salernitana në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.

Rossonerët kanë humbur një mundësi ideale për të rritur epërsinë me ndjekësit në tabelë, pasi është ndalur me barazim nga vendi i fundit në tabelë.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, si nga rastet ashtu edhe nga golat, pasi dy ekipet shënuan nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm pesë minutave lojë dhe ishte Junior Messias, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Theo Hernandez.

Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutën e 29-të me anë të Federico Bonazzolit, i cili shënoi një supergol me gërshërë për 1-1.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë, por vendasit shënuan golin e parë dhe ia vështirësuan situatën, pasi deri në fund Rossonerët arritën vetëm golin e barazimit.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 72-të dhe ishte Milan Djuric që shënoi me kokë për epërsinë e vendasve 2-1.

Milani u kthye në lojë pas pesë minutave duke shënuar me anë të Ante Rebic nga distanca për 2-2, por deri në fund nuk pati ndryshim rezultati dhe skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.

Pas këtij barazimi, Milani e sheh veten në pozitën e parë me 56 pikë apo dy më shumë se Interi i dyti, por me dy ndeshje më pak, ndërsa Salernitana renditet e fundit me 14 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Rossonerët e presin Udinesen, ndërsa Salernitana e pret Bolognan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori