LAJMI I FUNDIT:

Milani barazon me Atalantan, siguron kualifikimet për fazën e grupeve në Ligën e Evropës

Milani barazon me Atalantan, siguron kualifikimet për fazën e grupeve në Ligën e Evropës
Foto: Getty Images

Milani nuk arriti ndaj Atalantas më shumë se një barazim 1-1 në stadiumin Atleti Azzurri d’Italia.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë, por nuk u treguan konkret para portës kundërshtare.


Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa shansin më të mirë e kishte Bryan Cristante në minutën e 41-të. Goli i vetëm në takim erdhi nga Franck Kessie në minutën 60-të.

Nuk mungoi përkrahja për Atalantan nga tifozët vendas (Foto: Getty Images)

Në vazhdim të dy skuadrave iu përjashtua nga një lojtar, për vendasit ishte Rafael Toloi (64′), kurse për mysafirët Riccardo Montolivo (75′). Në minutat e fundit Atalanta tentoi disa herë për golin dhe e gjeti në minutën e 91-të, autor Andrea Masiello.

Pas këtij barazimi Milani vazhdon në vendin e gjashtë me 61 pikë, kurse Atalanta një pikë më pak në vendin e shtatë.

Giacomo Bonaventura dhe Rafael Toloi gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

Në xhiron e fundit në Serie A, Milani luan ndaj Fiorentinës, kurse Atalanta ndaj Cagliarit.

Pas këtij barazimi kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimet për fazën e grupeve në Ligën e Evropës, por i duhet fitorja për të luajtur drejt e në grupe.

Atalanta shpreson që Milani të humbas, ose të barazojë dhe ata të fitojnë dhe kështu të shkojnë direkt në fazën e grupeve pas një fitore të mundshme të tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori