Milan i futet garës për Garay

Skuadra italiane, Milan, tani si synim për ta përforcuar mbrojtjen e ka mbrojtësin argjentinas Ezequiel Garay.
Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Milani është në kontakte të mira me drejtuesit e klubit rus Zenit St Petersburg për lojtarin.
Rusët ia kanë treguar çmimin që posedon Garay, çmim që shkon deri në 25 milionë euro.
Tani ka mbetur në dorë të Adriano Gallianit, të vendosë nëse do të ofrojë një shumë të tillë apo jo për transferimin e Garayt në ‘San Siro’. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































