LAJMI I FUNDIT:

Milan 4-2 Udinese, notat e lojtarëve

Milan 4-2 Udinese, notat e lojtarëve

Milani ka fituar ndaj Udineses me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit 2022/23 në Serie A.

Kampioni aktual e ka nisur si kampion sezonin e ri në Serie A, duke triumfuar para tifozëve të tyre në një ndeshje që nuk filloi mirë për ta, por që më vonë e morën veten dhe fituan pa vështirësi.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Theo Heranndez (11’), Ante Rebic (15’, 68’) dhe Brahim Diaz (46’) për Rossonerët, ndërsa për Udinesen shënuan Rodrigo Becao (2’) dhe Adam Masina (45+).

Milani e nis sezonin në stilin e kampionit, mposht pa shumë vështirësi Udinesen
Lexo po ashtu Milani e nis sezonin në stilin e kampionit, mposht pa shumë vështirësi Udinesen

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi kroat, Rebic, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e mysafirëve, Marco Silvestri që u notua me 5.7.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/