LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka, Lladrovcit: Jap dorëheqje nëse s’i kam letrat

Milaim Zeka, Lladrovcit: Jap dorëheqje nëse s’i kam letrat

Përplasja mes kreut të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka po vazhdon përmes rrjeteve sociale.

Lladrovci sot e ka paditur Zekën, ku ia kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim për siç i quan ai, shpifjet dhe fyerjet ndaj tij.


Zeka në anën tjetër, ka thënë se do të japë dorëheqje nëse nuk i posedon letrat në të cilat ka thënë se gjendet nënshkrimi i Lladrovcit ku e akuzon presidentin Hashim Thaçi për vrasje të rëndë, atë ndaj Behadin Hallaqit.

“Nëse nuk i posedoj letrat: 1. Jap dorëheqjeje nga posti deputetit”, ka shkruar Zeka.

Ndryshe, Lladrovci padinë e ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.