LAJMI I FUNDIT:

Mikullovci i apelon PAN-it të mos mungojë në seancën e së enjtes

Mikullovci i apelon PAN-it të mos mungojë në seancën e së enjtes

Një javë pasi që është mbajtur seanca e parë e legjislativit të ri, kryesuesi i seancës, njëherësh deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka paralajmëruar se vazhdimi i kësaj seancës do të jetë më 10 gusht.

Por, këtë vendim koalicioni PDK – AAK dhe Nisma (PAN), e ka cilësuar si arbitrar, duke theksuar “se  vendimi i kryesuesit dëshmon se ai, bashkë me partinë Vetëvendosje, janë të interesuar që ta thellojnë edhe më shumë bllokadën në Kuvendin e Kosovës dhe jo të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me grupet e tjera parlamentare”.

Mirëpo, vet Mikolluvci në një prononcim për Telegrafin iu ka bërë apel të gjithëve që të jenë prezent të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, sa i përket deklaratave të PAN-it, se vendimi i kryesuesit ka qenë arbitrar, Mikullovci i është përgjigjur, duke thënë se takimin me përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe arritjen e një dakordimi e ka kërkuar vet koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve.

“Unë po apeloj që të vinë të bëhen pjesë e seancës dhe që të formohen sa më shpejt institucionet”, ka shtuar ai.

Ndryshe, të enjten që e lamë pas, ishte ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilin pritej që të zgjidheshin organet e legjislativit të vendit.

Por, seanca ishte ndërprerë nga ana e kryesuesit të seancës, Adem Mikullovci, pasi që koalicioni më i madh në Kuvendin e Kosovës, kishte kërkuar shtyrje të seancës dhe nuk kishte propozuar emrin e kandidatit për shef të legjislativit të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori